Osmani vazhdon sulmet ndaj KQZ-së: Vendimet kanë qenë politikisht të skajshme

05 shkurt 2021 | 21:40

Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, njëherit edhe kandidate për deputete nga radhët e listës së përbashkët të Lëvizjes Vetëvendosje, ka vazhduar të njëjtin diskurs karshi Komisionit Qëndror Zgjedhor.

Osmani, e ftuar në Rubikon, ka deklaruar se vendimet e KQZ-së të dala nga mbledhja për certifikimin e kandidatëve dhe listave të subjekteve politike për zgjedhjet e 14 shkurtit kanë qenë “politikisht të skajshme”.

“Atë ditë, mënyra se si ka rrjedhë ajo mbledhje e KQZ-së, është parë si politizim i skajshëm i vendimeve. Unë do të ftoja që të gjithë të dëgjojnë mbledhjen, përfshi pjesët lexoni si ta kemi shkruar, si jemi marrë vesh etj”, ka thënë Osmani.

Tutje, kandidatja e shpallur nga subjekti politik Vetëvendosje si presidente ka komentuar edhe deklaratën e shteteve të QUINT-it, për të cilën ka thënë se ishte e qartë që kritikat ishin për KQZ-në.

Ndryshe, shtetet e QUINT-it kanë kërkuar që të ndalohen sulmet karshi kryetares së KQZ-së, Valdete Daka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje i ka fshirë komunikatat e disa viteve më…