11 veteranë të UÇK-së sot dalin para gjykatës
19 shkurt 2021
| 08:44
Njëmbëdhjetë veteranë dhe invalidë të UÇK-së do të paraqiten sot para Gjykatë Themelore në Prishtinë, ku akuzohen për organizimin e një proteste në gusht të vitit 2015.
Këtë lajm e ka bërë të ditur Xhevdet Qeriqi, njëri ndër të akuzuarit, me anë të një postimi në Facebook.
Seanca do të fillojë në ora 09:30.



