Walker: Ditë e kobshme dhe shumë e rëndë për Kosovën, u mërzita shumë me vendimin

16 shtator 2026 | 23:56

Diplomati amerikan në pension, William Walker, ka thënë se verdikti i sotëm i Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së është ditë e kobshme për Kosovën.

Në një prononcim për Klan Kosova, Walker ka thënë se është mërzitur shumë me vendimin e sotëm.

“Dua ta pyes Bashkimin Evropian, ku ishit para se lufta të niste kur serbët i keqtrajtuan në format më mizore kosovarët. Përpos deklaratave, asgjë më serioze. Ju desh NATO-s, Albrightit e Clarkut që të angazhohen seriozisht. Kishte dhunime, trajtime mizore. Ata po mundohen që përmes gjyqtarëve e avokatëve që s’dinë asgjë për Kosovën t’i gjykojnë liderët kosovarë të UÇK-së. Ditë e kobshme dhe shumë e rëndë, u mërzita shumë me vendimin”, deklaroi Walker.

Ai theksoi se ky vendim do ta afektojë rëndë Kosovën në mënyrën si e shohin ndërkombëtarët tash e tutje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Situata pranë objektit të EULEX-it në Fushë Kosovë është tensionuar…