Togeri i kërkon protestuesve të shpërndahen: Ta mbrojmë njëri tjetrin

17 shtator 2026 | 00:14

Protesta është duke u zhvilluar para objektit të EULEX-it në Prishtinë, pas vendimit të Gjykatës Speciale lidhur me rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë protestës, një toger i Policisë së Kosovës ka komunikuar me protestuesit dhe u ka bërë thirrje që të qetësohen dhe të largohen drejt shtëpive.

Në fjalën e tij para protestuesve, polici ka përmendur edhe përvojën e tij gjatë luftës.

“Unë në vitin 1998 e kam ngritur flamurin në Kleçkë. Mos e teproni. Duhet me na mbrojtë edhe ju neve, edhe na juve”, u shpreh ai.

Polici u ka kërkuar protestuesve që të mos eskalojnë situatën dhe të ruajnë qetësinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një objekt që ndodhet në selinë e EULEX-it në dalje…