Në kërkim të gjurmëve të jetës, roveri i NASA-s zbret në Mars (VIDEO)

19 shkurt 2021 | 01:37

Roveri Perseverance i NASA-s ka zbritur në Mars. Sinjali, i cili mbërriti 11 minuta pasi roveri preku sipërfaqen e planetit të kuq, pritet një të hapë një faqe të re të eksplorimit të hapësirës. Misioni synon të kërkojë gjurmë të jetës së dikurshme dhe të mbledhë mostrat e para të tokës marsiane që në 2031 do të sillen në Tokë.

Një duartrokitje e gjatë nga qendra e kontrollit shoqëroi mbërritjen në Mars të roverit të pestë të NASA-s, i cili tashmë ka dërguar imazhet e para në Tokë.

Automjeti zbriti në kraterin Jazero, një nga vendet më ndjellëse për një mision në kërkim të gjurmëve të jetës sepse është pellgu i një liqeni antik. Kjo do të thotë që gjurmët e formave të jetës së dikurshme mund të gjenden ende në sedimente.

Misioni që çoi “Preservance” në Mars është Mars 2020, i nisur më 30 qershor 2020 dhe menaxhuar nga Laboratori i Jet Propulsion i NASA-s (Jpl). Anija kozmike udhëtoi gati 3.9 milionë kilometra në pak më shumë se shtatë muaj dhe është e treta që arriti Marsin brenda dhjetë ditësh, pas misionit Hope të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Tianwen-1 të Kinës. Megjithatë, nga tre misionet, ishte i pari që lëshoi ​​një rover në tokën marsiane, duke marrë parasysh që misioni tjetër i planifikuar për ta bërë këtë, Tianwen-1, synon të zbresë në planetin e kuq në maj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputetja Duda Balje, ka treguar se Lista Serbe ka një…