Reshjet e borës, Komuna e Drenasit kërkon shmangien e daljeve të panevojshme

21 mars 2021 | 22:19

Komuna e Drenasit ka bërë thirrje që qytetarët të shmangin daljet e panevojshme për shkak se ka vështirësi qarkullimi në rrugët e kësaj komune.

“Të nderuar qytetarë të Komunës së Drenasit, pas reshjeve të fundit të borës, rrugët janë vështirësuara për qarkullim, ndonëse kompanitë e kontraktuara janë në teren për të lehtësuar qarkullimin, kryesisht në zona më të thella rurale”, thuhet në njoftimin e Komunës së Drenasit.

Më tej në njoftim thuhet se “dy kompanitë e kontraktuara janë duke pastruar borën, fillimisht në zonat me të thella rurale për të vazhduar edhe në të gjitha pjesët tjera ku janë të obliguara sipas kontratës”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Vëllaznimi ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Trepçës në…