Ministër i Mbrojtjes pritet të jetë Armend Mehaj

22 mars 2021 | 09:56

Burime të gazetës “Epoka e re” kanë bërë me dije se ministër i Mbrojtjes në Qeverinë Kurti 2 pritet të emërohet Armend Mehaj.

Kapiten Armend Mehaj ka lindur në vitin 1981 në Kosovë dhe aktualisht jeton në Oslo, Norvegji.

Në vitin 1999 i është bashkuar forcave të armatosura Norvegjeze, për të shërbyer më pas në misione të ndryshme paqeruajtëse si në Kosovë, Irak, Afganistan, Çad dhe Afrikën Qendrore.

(A. MAVRAJ / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, udhëton të hënën drejt…