Selmanaj: E morëm qeverinë pa zot shtëpie, e dorëzuam si burrështetas

23 mars 2021 | 17:32

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së dhe ish-zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj,  është deklaruar pas organizimit të ceremonisë së pranim-dorëzimit të detyrës së kryeministrit nga ana e Avdullah Hotit për Albin Kurtin.

Selmanaj ka thënë se ndihet krenar me qeverisjen e Hotit, pasi sipas tij asnjë anëtarë i kabinetit qeveritar nuk ka qenë i përfshirë në afera korruptive.

Më tutje, Selmanaj në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se qeverinë e kanë gjetur pa zot shtëpie, për ta dorëzuar e kryeministrit nga ana e Hotit si një burrështetas.

Postimi i plotë dhe pa ndërhyrje i Selmanajt:

Si e morëm dhe si e lamë qeverinë dhe qeverisjen?

E morëm me ambient politik të tensionuar dhe të kontaminuar;

Pa zot shtëpie për të na e dorëzuar detyrën;

Me situatë të rëndë pandemike;

Me situatë të rëndë ekonomike;

Me izolim ndërkombëtarë;

Me sanksione nga shteti më mik i Kosovës (ShBA);

Me kërcënime për tërheqjen e trupave ushtarake amerikane;

Me udhëkryqe të mëdha në dialogun me Serbinë;

Me bllokim të njohjeve të reja për shtetin tonë;

Me aktivitete kriminale në zonën kufitare me Serbinë (Karaqevë);

Pa ide të qarta për modelin e vettingut në sistemin e drejtësisë;

E si e lamë sot?

Me ambient politikë normal dhe shtensionues,

Me dorëzim detyre si burrështetas të vërtet;

Me situatë të menaxhueshme dhe nën kontroll të pandemisë Covid-19;

Me situatë ekonomike stabile dhe me trende shume pozitive;

Me plotë miq dhe aleat tanë tradicional;

Pa sanksione, por me marrëveshje për investime miliardëshe;

Me FSK pjesë së ushtrisë amerikane, në misione paqeruajtëse nëpër botë;

Me qartësi të mëdha në dialogun me Serbinë, s’ka harta e thika mbi tavolinë. Ideja për ndarjen e Kosovës tashmë e varrosur;

Me njohjen tejet të fuqishme nga shteti i Izraelit;

Me rrënim dhe rrafshim të të gjitha kazinove, bastoreve dhe aktiviteteve tjera kriminale ne Karaqevë;

Me modelin e zgjedhur për Vettingun në drejtësi;

Pa asnjë aferë të vetme korruptive nga anëtarët e kabinetit qeveritar.

Dhe mos harroni të gjitha këto i bëri qeveria e Kryeministrit Hoti vetëm për 9 muaj qeverisje. Ndjehem krenar që kam pak hise në gjithë këto suksese.

Duhet ta dijë gjithsecili se qasja në qeverisje mund të na  dalloj, por qasja dhe respekti ndaj shtetit duhet të na bashkojë të gjithëve pa dallim.

Me votë zgjedhesh, me votë rrëzohesh dhe me votë rizgjidhesh. Kështu e ka demokracia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, të martën së…