Haradinaj edhe në këtë bajram u shërben ëmbëlsira policëve

13 maj 2021 | 08:19

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, si duket e ka bërë traditë që për ditët festave t’i shërbejë me pije dhe ushqim pjesëtarët e policisë së Kosovës.

Haradinaj ka publikuar në llogarinë e vet në Facebook fotografi duke i shërbyer policisë.

“Mëngjesin e Bajramit të Madh, e nisim me mirënjohje për ata që çdo herë janë në krye të detyrës.  Të dashur bashkëkombas shqiptarë myslimanë! Ndjenja e afërsisë, përkushtimit, mëshirës e bujarisë, që reflekton kjo festë e madhe, të na përcjellin e bashkojnë çdo herë.  Qofshin të pranuara lutjet dhe agjërimi juaj.  Urime festën”, ka shkruar ai.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
160 kilometra nga deti, në Australinë verilindore, gjendet Nawarla Gabarnmung,…