Daut Haradinaj: Beteja për drejtësinë do të vazhdojë deri në lirimin e tyre nga secila akuzë
16 shtator 2026
| 12:56
Daut Haradinaj ka thënë se beteja për drejtësinë do të vazhdojë deri në drejtësinë e plotë, deri në lirimin e tyre nga secila akuzë.
Ai ka thënë se UÇK është e pastër.
“Lufta e UÇK së ka qenë çlirimtare dhe nuk ka gjykatë që mund ta dënojë shpirtin çlirimtar. Kosova dhe institucionet e saj duhet të marrin masa të menjëhershme për mënyrën se si është sjellë kjo gjykatë politike ndaj atyre që luftuan për lirinë e Kosovës. Heshtja nuk është më e pranueshme. Institucionet e Kosovës duhet të reagojnë dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në mbrojtje të drejtësisë dhe dinjitetit të luftëtarëve të UÇK së. Deri në fund. Deri në drejtësi. Jemi bashkë me ata katër burra atje, me secilin ushtar të UÇK-së”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.



