Avokati i Thaçit: Sot u dhunua drejtësia, ishte ditë e errët për drejtësinë ndërkombëtare. Gjykata u pajtua 100 për qind me prokurorinë
Avokati i Hashim Thaçit, pas shpalljes së aktgjykimit nga Gjykata Speciale, është shprehur se ajo që ndodhi sot ishte, sipas tij, “dhunim i drejtësisë”.
Ai u ka bërë thirrje NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të jenë të vëmendshme ndaj aktgjykimit, në të cilin, sipas tij, UÇK-ja është cilësuar si ndërmarrje kriminale.
“Dhunim i drejtësisë. Njerëzit që ishin aty e bënë të qartë që Thaçi s’ishte në kontroll dhe UÇK-ja s’kishte centralizim. Dhe çka dëgjuam sot ishte se ishte e strukturuar. Pavarësisht kësaj, do të vazhdojmë, sepse ishte ditë e errët për drejtësinë ndërkombëtare dhe fundi i tribunaleve ndërkombëtare. 100 për qind u pajtuan me Prokurorinë, pa kontestuar materialin. Mendoj që NATO dhe DASh duhet ta shikojnë nga afër këtë aktgjykim, sepse ata thanë që UÇK-ja ishte ndërmarrje kriminale, partnerja e tyre”, ka deklaruar ai.



