Italia mposhti Belgjikën, kualifikohet në gjysmëfinale

02 korrik 2021 | 23:01

Italia e ka siguruar një vend për në gjysmëfinale kundër Spanjës. “Të Kaltrit” triumfuan me meritë 2-1 kundër Belgjikës, në duelin e cilësuar si finale e parakohshme.

Italia zhbllokoi sfidën që në minutën e 13-të me Bonuccin, por që do ë anulohej për shkak të një pozicioni jashtë loje. Goli gjithsesi nuk do të vononte. Në minutën e 31-të pas një aksioni të gjatë, Barella përballë tri mbrojtësve krijon hapësirën e duhur për të lëshuar një të djathtë të hidhur që shkoi në rrjetë.

Skuadra e Mançinit luan bukur dhe arriti që të dyfishonte shifrat me një “perlë” të Lorenzo Insignes nga distanca, teksa topi shkoi në trekëndësh   Belgjika u kundërpërgjigj menjëherë pas pak sekondash duke fituar një penallti me Doku, teksa nga pika e bardhë Lukaku arriti që të mposhtë portierin Donnaruma.

Në pjesën e dytë Italia dominon me një lojë shumë të qartë dhe sulmuese, ndërkohë që Belgjika shpërdoroi dy mundësi shumë të mira me Thorgan Hazard dhe Lukakun. Spinazzola pësoi një dëmtim të rëndë, teksa doli nga fusha mes lotësh. Me shumë mundësi Evropiani ka marrë fund këtu për të. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, teksa Italia tashmë do të masë forcat me Spanjën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës po planifikon të hyjë në borxh në…