Do të hapim rrugë që partisë t’i bashkangjiten gjeneratat e reja

03 korrik 2021 | 10:42

Anëtari i PDK-së, Adem Grabovci para fillimit të Konventës së kësaj partie për zgjedhjen e kryetarit të ri ka thënë se PDK do të dalë më e unifikuar.

Grabovci në një prononcim për T7 ka thënë se pret që nga kjo konventë PDK të dalë më e unifikuar dhe do të hapin rrugë që PDK-së t’i bashkëngjitet gjenerata e re.

“Ne nga konventa presim që PDK-ja të dalë edhe më e unifikuar, dhe me kryetarin e ri që do t’i jepet mandati ne do të mobilizojmë kapacitet e brendshme të partisë dhe do të hapim rrugë që PDK-së t’i bashkëngjitet gjenerata e re”, ka thënë Grabovci.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku,…