Sot mbahet Konventa e dhjetë e PDK-së, Krasniqi i vetmi kandidat për kryetar partie

03 korrik 2021 | 08:12

Konventa e dhjetë e Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë mbahet sot nga ora 09:30 në hotelin “Emerald”.

Kjo Konventë është e ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë do të jetë ceremoniale dhe ftohen mediat ta përcjellin këtë ngjarje.

Në Konventë do të marrin pjesë 794 delegatë.

Sipas afatit të përcaktuar në ditën e shpalljes së zgjedhjeve, deri të enjten në ora 17:00, kandidaturën për kryetar të partisë e ka paraqitur vetëm Memli Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në qershor të…