Vlora Çitaku porosi Gani Gecit, UÇK-ja s’është pronë e jotja, nuk marrim leje prej teje

12 tetor 2026 | 23:19

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas kërcënimeve që Gabi Geci i bëri ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj.

Çitaku përmes një postimi në Facebook dënoi veprimet e Gecit dhe i dërgoi një porosi.

“Gani Geci, po ta them qartë: nuk marrim leje prej teje, kurrë, për ta mbrojtur UÇK-në dhe luftëtarët tanë në Hagë”, shkroi Çitaku mes tjerash

Postimi i plotë:

Lirim Mehmetaj më ka kundërshtuar me emër e mbiemër, jo një herë, por shumë herë. Nuk pajtohem me të, as me debatin e sontëm. Por kjo është krejt normale në një shoqëri demokratike. Nuk kemi pse të pajtohemi për gjithçka, as të mendojmë njësoj.

Por t’i vërsulemi Lirimit për deklaratat e tij publike dhe të kërkojmë që ai të japë “besë” apo “mirëbesim” sipas kanunit, është anti demokratike, antikushtetuese dhe çnjerëzore. Liria e shprehjes nuk kushtëzohet nga leja e askujt, e aq më pak nga një gjykim sipas kanunit.

Gani Geci, po ta them qartë: nuk marrim leje prej teje, kurrë, për ta mbrojtur UÇK-në dhe luftëtarët tanë në Hagë.

UÇK-ja është histori e popullit tonë. Luftëtarët tanë nuk janë pronë e askujt. Mbrojtja e tyre nuk kërkon lejen e askujt dhe as nuk mund të vihet nën kontrollin e askujt.

Mund të kemi mospajtime politike, mund të debatojmë e të kundërshtojmë njëri-tjetrin. Por askush nuk ka të drejtë të vendosë se kush guxon të flasë, kush guxon të mbrojë UÇK-në dhe kush duhet të heshtë.

Boll ma!

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Gani Geci është arrestuar, raporton Gazeta Nacionale, duke iu referuar…