Labinot Tahiri synon postin e presidentit

20 korrik 2021 | 13:06

Këngëtari Labinot Tahiri, i cili ishte deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahiri, ka synim të garojë për postin e presidentit.

Megjithëse është larguar nga skena politike, Tahiri ka treguar se e pret ditën kur do të kandidojë për presidentit të vendit.

“Shpresoj se do të vijë ajo ditë, edhe do të ndodhë! Sepse kjo është dëshmuar me qëllimet e mija të mira. Unë i kam shërbyer vendit me kontribut human. Në punën që e bëj nuk i ndal angazhimet për t’i ndihmuar njerëzve. Duhet të punojmë për qytetarët si familjen tonë. Shumë gjëra ndodhin të padrejta që qytetarët nuk i shikojnë. Ky vend ka nevojë për motiv politik. Qeveritë tona punojnë me inati. Unë i kam parë gjërat, ndryshe flitet e ndryshe janë”, ka deklaruar Tahiri.

Ai ka deklaruar se ka mendim të mirë për kryeministrin Kurti.

“Albin Kurti më lë përshtypje se nuk është i korruptuar por nuk e di se çfarë ka pas vetës”, ka thënë Tahiri për “ATV”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kosovë është duke vazhduar vaksinimi i qytetarëve kundër Covid-19,…