Vuçiqi e informon Daçiqin për takimin me Kurtin

20 korrik 2021 | 13:17

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka takuar në mëngjes kryeparlamentarin serb, Ivica Daçiq, të cilin e informoi në lidhje me takimet e djeshme në Bruksel në kuadër të dialogut.

“Bisedë në mëngjes me Kryetarin e Asamblesë Kombëtare, Ivica Daçiq. Unë e informova atë në lidhje me bisedën në Bruksel dhe ne ramë dakord për vazhdimin e bashkëpunimit të suksesshëm për të mirën dhe në interes të qytetarëve të Serbisë”, ka shkruar Vuçiqi në llogarinë e vet në  “Instagram”.

Gjatë së hënës është mbajtur takimi i radhës në Bruksel  në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtari Labinot Tahiri, i cili ishte deputet i Kuvendit të…