Kryeministri Kurti ngushëllon familjet e dy viktimave të përmbytjeve në Gjermani
22 korrik 2021
| 19:11
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në emër të Qeverisë dhe në emrin e tij, u ka dërguar telegrame ngushëllimi familjeve të dy viktimave të përmbytjeve në Gjermani, Vanessa Koxha dhe Shaban Delija.
Në letrat e ngushëllimit, kreu i Qeverisë së Kosovës u ka shprehur atyre ngushëllime për humbjen e familjarëve në fatkeqësinë natyrore që ka goditur Gjermaninë në ditët e fundit.
“Me mendje e zemër jemi pranë Jush, në këto ditë zie e pikëllimi”, ka shkruar kryeministri Kurti në letrat e ngushëllimit, transmeton “Epoka e re”.





