PËRPLASJE

31 dhjetor 2021 | 13:32

Shkruan: Elife Luzha

Rreze të vezullimta yjesh ndriçuan fushnatën

Dritësimë e zbehtë gjysmëhëne ia behu fill

Luadheve në errësirë aromë vese u vjen

Hapësirave të mugëta kalamendet ëndrra ime

Asnjë xixë shkëndijuese dot s’e mbërrin

O përjetësi hyjnore dritës agullimave lindur jam

Tempull perëndish në fole zjarri ngrehur

Ballëqiellit tim lartësitë ilire rrezëllojnë

Unë bijë yjesh isha dhe do të jem gjithmonë

Amin!

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Shkruan: Elife LUZHA E vetme jam Në mesin e mizërisë…