Mbappe mund të mos rinovojë me PSG-në

10 janar 2022 | 13:02

Sulmuesi Kylian Mbappe ende nuk e ka vendosur të ardhmen e tij, derisa Real Madridi po bën gjithçka që ta bindë sulmuesin francez që të transferohet në “Santiago Bernabeu”.

Gazeta franceze “Le Parisien” raporton sulmuesi 22-vjeçar mund të befasojë me vendimin e tij dhe të rinovojë me PSG-në. Futbollisti i kombëtares franceze po e mendon mundësinë që të vazhdojë t’i përkushtohet gjigantëve francezë.

Edhe pse Mbappe e ka pasur në dëshirë të hershme që të veshë fanellën e Realit, ëndrra e tij mund të shtyhet për më vonë. Mbappe ka realizuar 13 gola në 24 takime me parisienët në këtë sezon.

Trajneri Carlo Ancelotti ka një projekt për rindërtimin e “galaktikave”,  ku francezi do të ketë një rol kryesor. Mosardhja e tij, do të jetë një goditje e fortë për planet afatgjata të teknikut italian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këtë të hënë në Kosovë ka arritur ambasadori i ri…