Vildania shfaqet me foto në bikine, ndez rrjetet sociale

10 mars 2022 | 11:43

Bukuroshja dhe fotomodelja kosovare, Vildane Zeneli ka bërë një postim tepër të nxehtë sonte.

Ajo është shfaqur me bikine të verdha në një plazh, derisa bën pozë duke mbajtur flokët e saj të gjata.

“Ky ujë, kjo kohë nevojitet tani”, ka shkruar ajo mbi fotografi.

Vildania më herët ka treguar se ka marrë një dhuratë tjetër, kësaj radhe nga shoqja e saj – bllogerja dhe influencierja e rrjeteve sociale, Jehona Dreshaj.

Dy bukuroshet shqiptare janë parë tepër të afërta kohëve të fundit me njëra tjetrën.

Kujtojmë se këtë vit Vildania e ka filluar më fuqishëm dhe kjo shihet në fotografitë që ajo ka postuar javë më parë nëpër rrjetet sociale.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Edhe pesë shtëpi do të ndërtohen për familjet në nevojë…