Krizë te Chelsea, Unitedi gati ta rrëmbejë Tuchelin
17 mars 2022
| 14:45
Skuadra e Chelsea momentalisht është në një kaos pas sanksioneve të vendosura nga Anglia ndaj Roman Abramovich.
Manchester United është duke monitoruar me kujdes situatën dhe kërkon të përfitojë nga situatë e “Bluve të Londrës”. “Dailystar” bën të ditur se United ka kthyer në prioritet nënshkrimin me teknikun gjerman Tuchel.
Tuchel ka qenë mjaft i suksesshëm nën drejtimin e Chelseat duke fituar Ligën e Kampionëve në sezonin debutues. Bordi i “Djajve të kuq” përpos Tuchelit, po shikon edhe alternativa të tjera për zëvendësuesin e Rangnick siç janë Mauricio Pochettino dhe Julen Lopetegui.



