Mostrajtimi i kërkesave të veteranëve të UÇK-së është mëkat kombëtar
06 qershor 2022
| 16:45
Ish-gjenerali i UÇK-së, Daut Haradinaj, ka folur rreth protestës së sotme që veteranët e luftës çlirimtare kanë mbajtur para objektit të Kuvendit të Kosovës.
Ai në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se i kanë ende të njoma plagët që të injorohen kaq shumë.
Më tutje, Haradinaj i ka vlerësuar si modeste kërkesat e veteranëve të UÇK-së dhe sipas tij mostrajtimi i tyre është mëkat kombëtar.
“Protesta e sotme paqësore e veteranëve, tregon mirë për gjenezën e krijimit të institucioneve që gëzojmë sot si shtet i ri. Mostrajtimi i kërkesave të tyre modeste është mëkat kombëtar. I kemi akoma të njoma plagët për t’i injoruar kaq shumë”, ka shkruar Haradinaj.



