Milaim Zeka: Albini e Vjosa e urrejnë UÇK-në më shumë se Donika
Analisti Milaim Zeka ka kritikuar ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, që në postimin e saj për Ditën e Çlirimit nuk e përmendi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Por, ai ka thënë se më shumë Gërvalla “UÇK-në e urrejnë” presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.
“Duhet me falënderuar publikisht Donikën për këtë urrejtje patologjike që ka ndaj UÇK-së. Akoma më zi mendon Vjosa me Albinin, po kur e kanë mashën Donikë, pse me i prekë gacat me dorë”, ka shkruar Zeka në llogarinë e vet në “Facebook”.
Për më tepër, Zeka ka thënë se Gërvalla do të zbulonte vrasësit e heroi Jusuf Gërvalla, babait të saj, nëse do të kishte po të njëjtën “urrejtje” për Serbinë.
“Me pasur Donika të njëjtën urrejtje për Beogradin sikurse për UÇK-në, kaherë i kishte zbuluar vrasësit e babait!”, ka shkruar Zeka.



