Arrestohen tre të dyshuar për veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”

03 nëntor 2022 | 23:32

Sonte në orët e pasdites, si rezultat i hetimeve të zhvilluara nga Stacioni Policor në Gjakovë, konkretisht nga Njësia e Hetimeve në kuadër të këtij stacioni, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është realizuar kontroll në lokalin e të dyshuarit F. M., në rrugën “Nënë Tereza” në Gjakovë, ku dyshohej se organizoheshin skema piramidale dhe bixhoz i kundërligjshëm.

Gjatë zbatimit të kontrollit në këtë lokacion janë gjetur dhe janë sekuestruar si prova materiale katër aparate të llojit “APEX” dhe janë arrestuar tre persona të dyshuar:

• F. M., mashkull, i lindur në vitin 1987, (pronari i lokalit)

• M. GJ., mashkull, i lindur në vitin 1989, dhe

• F.F., mashkull, i lindur në vitin 1968,

Me vendim të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rast penal për hetim “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”. Po ashtu me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari me inicialet F. M.,  është ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa dy të dyshuarit te tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Gazetari Ridvan Berisha po thotë se kryeministri Albin Kurti nuk…