Ministri i Mbrojtjes tregon se janë shtuar operatorët specialistë për qitje të mprehtë
05 shkurt 2023
| 17:15
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se janë duke u shtuar operatorët tanë specialistë për qitje të mprehtë.
“Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes po realizohen trajnimet në përputhje me misionin dhe konceptin bashkëkohor të profesionalizmit të kuadrove tona në të gjitha profilet”.
“Edhe trajnimi dyjavor specialistik për qitje të mprehtë u realizua me sukses të lartë, si në pjesën terorike ashtu edhe atë praktike në qitje në kushte të ndryshme atmosferike”, ka shkruar Mehaj në “Facebook”.
Ai ka theksuar se efektiviteti shumë i lartë i treguar në qitje është dëshmi se komandot tona janë të përgatitur vetëm për fitore në çdo operacion.



