Avionët amerikanë po e vëzhgonin, si u sigurua Bideni gjatë vizitës në Ukrainë

20 shkurt 2023 | 16:01

Të paktën dy aeroplanë vëzhgimi “Boeing E-3D Sentry” të forcave ajrore të ShBA-së, qarkulluan pranë kufirit polako-ukrainas, gjatë vizitës së presidentit amerikan, Joe Biden në kryeqytetin ukrainas.

Këta lloj të aeroplanëve të vëzhgimit, operojnë si sisteme të paralajmërimi dhe kontroll i hershëm në ajër.

Aeroplanët gjurmojnë kërcënimet ‘hyrëse’, të tilla si raketat, duke përdorur antenat e tyre të radarit. Gjithashtu mund të kryejnë detyra të tjera mbikëqyrëse dhe komunikuese.

Aeroplanët kanë qarkulluar afër kufirit ukrainas për të zbuluar çdo kërcënim, ndërsa presidenti i ShBA-së ishte në Ukrainën e shkatërruar nga lufta.

Ata filluan të monitorojnë zonën mbrëmë në orën 22:00 me orën ukrainase, rreth kohës kur Biden filloi udhëtimin e tij në Ukrainë.

Të dhënat e gjurmimit të fluturimeve nuk tregojnë se nga janë nisur aeroplanët, dihet vetëm se ata janë parë për herë të parë mbi Poloni, shkruan “Sky News”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Barcelona mund të ketë pasur vështirësi në Evropë, por në…