Daja: Merituam një barazim ndaj Prishtinës
05 mars 2023
| 16:35
Ballkani ka barazuar me Prishtinën, me rezultat 2-2, në kuadër të javës së 23-të në Superligën e Kosovës.
Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka thënë se barazimi ishte rezultati epilogu real i kësaj ndeshjeje.
“Një pjesë të parë të shkëlqyer merituam më shumë, si rrodhi ndeshja merituam një barazim”, ka theksuar Daja. “Kemi kontingjentin e duhur, ka edhe shumë ndeshje tjera”.



