Modriqi: Ronaldo është futbollisti më i mirë me të cilin kam luajtur
16 mars 2023
| 10:45
Mesfushori kroat Luka Modriq ishte i ftuari i radhës në podkastin e Rio Ferdinand. Ai u pyet se kush ishte futbollisti më i mirë me të cilin ka luajtur dhe kroati nuk ngurroi të përgjigjej teksa tha se ishte Cristiano Ronaldo.
“Futbollisti më i mirë me të cilin kam luajtur është Ronaldo. Zakonet e tij të punës janë gjëja që do të theksoja. Ai gjithmonë donte më shumë, më shumë dhe më shumë. Kur shikon atë që ka arritur, do të prisni që ai të pushonte dikur por, jo, ai do të vazhdojë për më shumë”, ka thënë Ronaldo.



