De Gea refuzon rinovimin e kontratës me Unitedin

30 mars 2023 | 14:11

David de Gea e refuzuar ofertën e Manchester Unitedin për kontratë të re.

“The Athletic” raporton se Unitedi është i interesuar t’ia vazhdojë qëndrimin, por dëshiron t’ia ulë pagën e majme, gjë që portierit nuk i pëlqen. Megjithatë, ai duhet ta pranojë këtë gjë nëse dëshiron të mbetet në klub. Sidoqoftë, negociatat vazhdojnë dhe parashikohet të kenë një përfundim pozitiv për të dyja palët.

De Gea është pjesë e klubit nga “Old Trafford” nga viti 2011 kur ishte transferuar nga Atletico Madridi dhe ka regjistruar mbi 500 paraqitje.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim lirues lidhur me…