Prishtina pret në shtëpi Bashkimin

31 mars 2023 | 14:35

Pas ndeshjes së parë mes Bashkimit dhe Prishtinës, ku vajzat nga Prizreni triumfuan me rezultat 92:76 sot zhvillohet ndeshja e dytë.

Ballafaqimi mes dy ekipeve më të mira në Superligën e Femrave do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë nga ora 17:00. Ndeshja zhvillohet në kuadër të ndeshjeve finale të “play-off”-it.

Gjatë edicionit të rregullt Bashkimi dhe Prishtina janë ballafaquar katër herë, ku në katër ndeshjet Bashkimi ka fituar, ashtu si ndodhi edhe në finalen e parë të “play-off”-it.

Prishtina synon barazimin e ndeshjeve në seri prej 1-1, kurse Bashkimi në kërkim të fitores së dytë rresht, ku do të lehtësoheshin gjërat më shumë për vajzat prizrenase. Kampion shpallet skuadra që shënon tri fitore.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë ka tronditur mëngjesin e…