Loriana Kuka eliminohet në rrethin e parë

12 maj 2023 | 13:05

Kosova e ka mbyllur pa medalje pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror të xhudos, diçka që nuk i ndodh shpesh.

Loriana Kuka ishte garuesja e shtatë dhe e fundit që zbriti sot në tatami. Por, xhudistja pejane kishte eksperiencë të shkurtër në evenimentin që po mbahet në Doha të Katarit. Ajo u eliminua qysh në rrethin e parë të kategorisë deri në 78 kilogramë nga garuesja bjelloruse, por që garon si e pavarur, Darya Kantsavaya.

Paraprakisht, pa medalje mbetën edhe Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Erza Muminoviq, Flaka Loxha, Laura Fazliu dhe Akil Gjakova.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Bodo Weber, ekspert për Ballkanin dhe bashkëpunëtor i lartë i…