Kryeziu vazhdon me Malishevën

15 qershor 2023 | 10:14

Dren Kryeziu do të vazhdojë karrierën e tij me Malishevën.

Kapiteni i kësaj skuadre ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në vitin 2025.

Lajmi u bë i ditur nga vet klubi malishevas përmes një njoftimi në faqen e tyre në Facebook.

“Çdokush e përkrahë skuadrën kur fiton; nuk duhet kurajo, mirëpo të qëndrosh pas skuadrës, ta mbrosh skuadrën kur ka nevojë për ty, kjo kërkon kurajo”, thuhej ndër tjera në njoftimin e skuadrës nga Superliga e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti tha pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë…