Ramadani ftohet nga Shqipëria për Ligën e Kombeve

08 shtator 2026 | 12:33

Mesfushori Ylber Ramadani është ndër futbollistët e parë që është ftuar nga selektori i Kombëtares së Shqipërisë, Rolando Maran për duelet e këtij muaji.

Në fund të këtij muaji, Shqipëria nis rrugëtimin e saj në Ligën C të sezonit të ri në Ligën e Kombeve dhe do t’i ketë dy përballje.

Ftesa e Ramadanit nga Shqipëria është konfirmuar nga Çorumi, klubi ku Ramadani luan në elitën e futbollit të Turqisë.

Çorumi me krenari ka konfirmuar ftesën zyrtare për Ramadanin, i cili te kjo skuadër u transferua gjatë afatit kalimtar të verës nga Lecce.

30-vjeçari ka 50 paraqitje me Shqipërinë, kombëtare që më 26 shtator do të përballet me Bjellorusinë në shtëpi dhe pastaj me San Marinon në udhëtim, tri ditë më vonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar pas publikimit të…