Autobusi përplaset me një automjet në Prishtinë

16 qershor 2023 | 08:40

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm mes një autobusi të trafikut urban dhe një taksisti në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 06:30 në kryqëzimin që lidhë rrugën “Nazim Gafurti” dhe rrugën “Haxhi Zeka” në  Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një autobusi dhe një veture. Si pasojë e aksidentit pesë persona  kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Mediet kanë publikuar edhe pamje nga vendi i aksidentit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, Hasnije Ilazi, ka thënë…