Politikani gjerman: Kosova ka bërë gabime të rënda, por e pamend të kërcënohet me sanksione

02 korrik 2023 | 09:47

Politikani gjerman Michael Roth ka vlerësuar se standardet e BE-së dhe ShBA-së sa i përket Ballkanit Perëndimor “kanë rrëshqitur”.

Sipasj tij, Kosova ka bërë gabime të mëdha por, siç tha ai, është e pamençur të kërcënohet vetëm ajo me sanksione.

Roth tha se duhet ta qortojnë edhe Vuçiqin për provokimet e tij të përhershme i cili, siç tha ai, nuk po e pengon Dodikun në Bosnjë.

“Standardet e BE-së dhe ShBA-së kanë rrëshqitur në Ballkanin Perëndimor. Kosova ka bërë gabime të rënda, por është e pa mend të kërcënohet Kosova me sanksione, dhe të ketë qortim të çalë për presidentin Vuçiq që lejon Dodikun të vazhdojë në Bosnjë”, ka shkruar Roth në Twitter.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
1 mijë e 566 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24…