Cuadrado: Nder për mua të jem në një nga ekipet më të mëdha në Evropë

20 korrik 2023 | 11:39

Juan Cuadrado u zyrtarizua ditën e djeshme si lojtari më i ri i Interit.

Kolumbiani u telefonua nga Marotta dhe nuk nguroi në asnjë moment të pranonte ofertën zikaltër, duke u transferuar kështu te rivalët e ish-klubit të tij, Juventusit.

“Kam pasur shumë oferta, por Italia është një shtëpi e dytë për mua. Familja ime është shumë e lidhur me këtë vend, ekzistonte mundësia për të qëndruar këtu me një ekip të madh. Zgjodha Interin sepse të gjithë e dimë historinë e këtij klubi dhe se çfarë përfaqëson në botë. E rëndësishme është se unë dhe familja ime jemi mirë, patëm mundësinë të qëndrojmë në atë që është shtëpia për ne dhe sigurisht ishte zgjidhja më e mirë. Jam shumë i lumtur, falënderoj zotin për këtë mundësi. Është një nder për mua që jam këtu në një nga ekipet më të mëdha në Evropë”, është shprehur Cuadrado.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Mirsad Bushi shpall te pavlefshme diplomen e Sh.M.L. "Dardania" Hani…