Reagon edhe AAK-ja pas lajmit për mbylljen e ‘Klan Kosovës’
28 korrik 2023
| 18:05
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se rikonfirmimi i nismës për mbylljen e “Klan Kosova” vjen pas dështimit dyvjeçar të kësaj qeverie dhe partisë në pushtet që t’i nënshtrojë mediat e lira.
“Ky është një hap i radhës në marshin drejt turpit të këtij establishmenti politik. Dihet se informimi dhe transparenca mediatike është ilaçi kundër errësirës së mykut që po shtrihet gjithandej larg vëmendjes së publikut me Zdravo atmosferën, ku fyerjet e sovranit po shoqërohen edhe me gllabërimin e rezervave shtetërore”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.



