Vitia: Mbi 1.2 milion euro, investim rrënjësor pas 20 vitesh në Urologji

07 dhjetor 2023 | 16:21

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë me dije se ka nisur puna për realizimin e investimit në infrastrukturën e Klinikës së Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Vitia ka thënë se mbi 1.2 milion euro, janë duke u investuar pas 20 vitesh në këtë klinikë.

“Mbi 1.2 milionë euro –   investim rrënjësor pas 20 vitesh në Klinikën e Urologjisë

Nisi puna për realizimin e investimit në infrastrukturën e Klinikës së Urologjisë në QKUK. Ky investim do të mundësojë: Kushte spitalore optimale për pritjen dhe trajtimin e pacientëve, dhoma të pacientëve të rinovuara,  hapësira të duhura për procedura dhe shërbime mjekësore, sportele të riorganizuara e korridore të rinovuara, transformimin e kushteve të punës për stafin dhe salla operative të optimalizuara – (përshirë zhvendosjen në lokacion tjetër të ESWL (aparatit për thyerje të gurëve dhe cistoskopisë). Vijojmë transformimin Klinikë për klinikë”, ka shkruar Vitia në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Pyetja “çka do ishit në gjendje të bënit për çmimin…