“Institucionet tona shtetërore duhet t’i analizojnë me kujdes efektet dhe pasojat e rezultatit zgjedhor në Serbi”

25 dhjetor 2023 | 16:00

Profesori universitar Milazim Krasniqi ka thënë se institucionet tona shtetërore duhet t’i analizojnë me kujdes efektet dhe pasojat e rezultatit zgjedhor në Serbi.

“Sidomos dinamikën e trazirave postzgjedhore. Ato trazira mund të prodhojnë njërën nga këto opsione: 1) gjakderdhje në Serbi deri në rrëzimin e Vuçiqit nga pushteti ose 2) agresionin ushtarak të Serbisë në Kosovë, për t’i frenuar trazirat në Beograd. Këtë opsionin e dytë e ka përdorë Putini, kur e sulmoi Ukrainën. Vuçiqi e ka më vështirë, sepse në atë rast konfrontohet me NATO-n. Por, tentimi për mbijetesë politike mund ta shtyjë edhe në atë drejtim”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Policia është njoftuar pak para drekës për vdekjen tragjike të…