Raportohet për 47 të vdekur dhe mbi 100 bllokuar nga shembja e një miniere ilegale ari në Venezuelë

21 shkurt 2024 | 20:57

Dhjetëra persona dyshohet të kenë vdekur pasi një minierë e paligjshme ari në qytetin venezuelian të La Paragua u shemb, sipas kryetarit të bashkisë së qytetit, Yorgi Arciniega.

Sipas vlerësimeve të deritanishme, dhjetëra njerëz janë vrarë dhe shumë të tjerë janë ende të bllokuar në minierën e shembur.

Por për shkak të largësisë së rajonit, në shtetin juglindor të Bolivarit, ka raporte kontradiktore për shkallën e incidentit, tha Arciniega për CNN në një lidhje telefonike.

Ekipet e ndihmës dhe punëtorët e shpëtimit janë dërguar në zonën ku ndodhet miniera, e quajtur Bulla Loca, tha kryebashkiaku.

Jozyrtarisht, në rrjetet sociale raportohet për 47 viktima dhe mbi 100 të tjetrë të bllokuar në minierë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Detektivët kanë publikuar një imazh të një burri që u…