Ministri Maqedonci e quan ngjarje historike hapjen e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë

04 mars 2024 | 15:31

Në ceremoninë e hapjes së bazës ajrore ushtarake në Kuçovë të Shqipërisë, ka marrë pjesë edhe ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci.

Ai e ka cilësuar këtë ditë si një ngjarje historike që do t’i japë karakter tjetër gjeostrategjik Shqipërisë e Ballkanit në përgjithësi.

“Kjo bazë që do të shërbejë si bazë ajrore taktike e operacionale, përbën investimin më madhor të Shqipërisë dhe aleancës së NATO-s, si aset i vyer i mbrojtjes kolektive në dekadën më të kërcënuar të sigurisë. Gjersa Forca e Sigurisë së Kosovës, në përputhje me planin gjithëpërfshirës të tranzicionit, do të ngrisë dhe kapacitetet e saj ajrore, urojmë që Shqipëria të vazhdojë ndërtimin e flotës moderne ajrore”, ka shkruar Maqedonci në “Facebook”.

Më tutje, ai ka thënë se si çdoherë kombi shqiptar është në anën e duhur të historisë, andaj dhe kjo bazë, ashtu si dhe të gjitha kapacitetet ushtarake, do të jenë vetëm në funksion të paqes.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Rinia Demokratike për nder të Epopesë së UÇK-së, ka organizuar…