Superkupa italiane shpërngulet në Azi, nuk ndryshon formati

29 mars 2024 | 16:44

Tani është zyrtare: Superkupa e Italisë do të luhet sërish në Arabinë Saudite, sërish me të njëjtin format, Final Four.

Katër klubet më të mira italiane do të përballen për trofeun e parë sezonal në Arabinë Saudite, ku është vendimi i marrë nga asambleja e Lega Serie A.

Pavarësisht se tifozët dolën kundër këtë sezon, ku Superkupa u zhvillua në Arabinë Saudite, nuk e kishte atë shkëlqim që pritej, në fund me sa duket diferencën e kanë bërë të ardhurat, fitimet që janë më të mëdha për klubet, por dhe për vetë Ligën. Ky turne do të luhet në janar të 2025.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
VERONA ISUFI, shpall te PAVLESHME deftesat e klases 10,11,12 te…