AVUK konfirmon fletëparaqitje për Gjykatë ndaj Interex, shkak mungesa e kushteve higjinike në sektorin e shitjes se mishit

17 prill 2024 | 12:03

Supermarketi Interex në Mitrovicë është inspektuar nga inspektorët veterinar, të cilët kanë gjetur parregullsi në mënyrën e menaxhimit higjienik në sektorin e shitjes së mishit.

Këtë e ka konfirmuar për Veriu.info edhe zëdhënësi i AVUK-ut, Lamir Thaçi, i cili ka treguar se ndaj Interex është iniciuar fletëparaqitje në gjykatë.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, zyra regjionale Mitrovicë, përmes inspektoratit veterinar ka inicuar fletëparaqitje për Gjykatë ndaj subjektit Interex në Mitrovicë, për shkak të mungesës së kushteve higjinike në sektorin e shitjes se mishit”, ka thënë zëdhënësi i AVUK, Lamir Thaçi.

Ai ka bërë të ditur se subjekti Interex në Mitrovicë do të mbahet nën mbikëqyrje për përmirësim të kushteve sipas urdhëresave të dhëna.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ka ndërruar jetë në mëngjesin e sotëm Zyrafete Lajqi, nëna…