Abdixhiku për Edon Zhegrovën: Potenciali që ka është aset kombëtar
20 qershor 2024
| 11:49
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka postuar një fotografi me futbollistin e Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova. Ai ka thënë se Zhegrova është një djalë i jashtëzakonshëm, i sjellshëm, i dashur dhe përplot me kujdes. Abdixhiku ka shtruar që potenciali i Zhegrovës është aset kombëtar.
“Edoni është një djalë i jashtëzakonshëm. Përveç se talent e profesionist që po shijon e krijon majat e futbollit evropian, ai është dhe i sjellshëm, i dashur e përplot me kujdes. Prandaj takimet me të janë gjithnjë kënaqësi. Potenciali që ka, ndërsa, janë aset kombëtar!”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.



