Maqedonci sot vizitë zyrtare në Kroaci, në fokus bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

26 qershor 2024 | 08:31

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, do ta vizitojë sot Kroacinë.

Atje do të pritet nga zëvendëskryeministri dhe ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq.

Për vizitën e tij ka njoftuar Ministria kroate e Mbrojtjes.

Pritja zyrtare do të mbahet në Ministrinë e Mbrojtjes së Kroacisë nga ora 10:00.

Ministria ka njoftuar se në takim do të diskutohet për bashkëpunimin dypalësh të mbrojtjes, për situatën e sigurisë në Evropën Juglindore, si dhe për sfidat globale të sigurisë.

Pas takimit, ministrat do të mbajnë një konferencë të përbashkët për medie.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Dje Danimarka eliminoi Serbinë nga “EURO 2024”. Pak para ndeshjes,…