Lazio e lë të lirë Hysajn

14 gusht 2024 | 12:00

Elseid Hysaj nuk bën më pjesë në planet e Lazios, por për momentin nuk ka asnjë ofertë konkrete për të. Mediat italiane shkruajnë se mbrojtësi shqiptar është lënë i lirë nga drejtuesit e klubit që të largohet gjatë kësaj vere, pavarësisht se futbollisti ka një kontratë të vlefshme deri në 2025.

Ata e kanë lënë të lirë, kjo për një arsye të thjeshtë, kërkojnë të kursejnë pagën e tij sezonale pasi kujtojmë që Hysaj përfiton të Lazio 2.8 milionë euro në sezon. Agjenti i tij, Mario Guiffredi, zhvilloi një takim të martën me drejtuesit e klubit kryeqytetas, me këta të fundit që ia bënë të qartë edhe një herë vendimin e tyre. Pas mbledhjes, Guiffredi, u mjaftua vetëm me disa fjalë: “Për momentin nuk ka asgjë të re”. Nëse Hysaj qëndron në kryeqytet do ta këtë të vështirë të gjejë hapësira pasi Lazio afroi gjatë verës Nuno Taveres.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Bajram Bajrami nga fshati Çirez, kumuna e Skenderajt, shpall të…