Modriqi në histori të Realit, bëhet futbollisti më i trofeshëm

19 dhjetor 2024 | 11:36

Mesfushori kroat Luka Modriq vazhdon të shkruajë emrin e tij me shkronja të arta në historinë e Real Madridit. Modriqi fitoi trofeun e tij të 28-të si lojtar i Real Madridit pas fitores 3-0 ndaj Pachucas në finalen e Kupës Ndërkontinentale FIFA.

Ai tani është lojtari më i trofeshëm i “Los Blancos” i të gjitha kohërave, pasi ka fituar më shumë trofe se çdo lojtar tjetër. Mesfushori kroat ka një trofe më shumë se Dani Carvajal , i cili nuk mundi të luante në Kupën Ndërkontinentale për shkak të një dëmtimi. Ai gjithashtu ka kaluar me lehtësi lojtarët si Nacho Fernandez, Marcelo dhe Karim Benzema për sa i përket trofeve të fituara. Modriqi ka fituar gjashtë trofe të Ligës së Kampionëve dhe katër tituj të La Ligës që kur mbërriti te Real Madrid.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të ASK-së, Avni Kastrati, ka…