Mbi 90 mijë votues nga diaspora, Enver Hoxhaj shpreh mirënjohjen e tij

27 dhjetor 2024 | 11:58

Ish-ministri i Jashtëm dhe kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë ndaj diasporës shqiptare, e cila ka treguar një angazhim të jashtëzakonshëm duke u regjistruar masivisht për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në një postim në “Facebook:, Hoxhaj ka vlerësuar pjesëmarrjen aktive të mërgatës si një dëshmi e fuqisë së dashurisë dhe lidhjes së pandashme me atdheun.

Ai ka publikuar fotografi nga tubimet politike me mbështetësit në disa vende të Evropës, duke theksuar rëndësinë e votës së tyre për të ardhmen e Kosovës.

“Me zemër plot mirënjohje, falënderoj të gjithë mbështetësit tanë nga diaspora që përmes pjesëmarrjes së tyre aktive dhe regjistrimit për të votuar për zgjedhjet e 9 shkurtit, po dëshmojnë fuqinë e pandashme të dashurisë për atdheun dhe të ardhmen e Kosovës!”, ka shkruar Hoxhaj.

Shkrimi i tij vjen pas përfundimit të afatit për aplikim për votim jashtë vendit, ku janë regjistruar 90,860 votues të diasporës, ndërsa 18,244 aplikime janë ende në shqyrtim.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
11 vite më parë, aktori Tom Hanks zbuloi se kishte…