Mjegulla në Prishtinë, ministri Aliu tregon pse janë anuluar 12 fluturime në ardhje

02 janar 2025 | 12:08

Për shkak të mjegullës disa fluturime janë anuluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ndonëse javë më parë është instaluar sistemi i avancuar i aterimit – ILS CAT 3B.

Lidhur me këtë ka njoftuar sot ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili theksoi se ky sistem është funksional dhe sipas tij, fluturimet me pilotë të certifikuar për përdorimin e këtij sistemi kanë aterruar me sukses, ndërsa ato fluturime pa certifikimin e nevojshëm janë anuluar ose devijuar.

“Aeroporti i Prishtinës është në shërbim gjatë tërë kohës, pasi ka të instaluar dhe funksional sistemin e avancuar të aterrimit ILS CAT IIIb, i cili mundëson aterrime edhe në kushte të mjegullës së dendur, deri në dukshmëri minimale prej 50 metrash. Fluturimet me pilotë të certifikuar për përdorimin e këtij sistemi kanë aterruar me sukses, ndërsa ato fluturime pa certifikimin e nevojshëm janë anuluar ose devijuar. 46 ardhje-shkuarje janë realizuar me sukses, derisa 12 janë anuluar në ardhje”, ka shkruar në “Facebook” Aliu.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Nëntë prej 10 makinave të reja që janë shitur vitin…